E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partosh Qeveria synon te mbuloje krimin

Analisti i njohur per Ballkanin Dyshime per konspiracion te nivelit te larte

Gabriel Partosh analisti i agjencise nderkombetare Njesia Inteligjente Ekonomike dhe ish-analist per Europen Juglindore prane BBC-se ne nje interviste flet per koston qe pritet te marre Shqiperia ne kuader te hetimeve te fundit te prokurorise qe flasin per perfshirje te zyrtare te larte ne vrasje. Partosh i cileson kercenimet e Kryeministrit Berisha ndaj Prokurores se Pergjithshme dhe Presidentit te Republikes per 21 janarin si nje nderhyrje ne punet e drejtesise dhe thekson se Shqiperia ska per ta marre asnjehere statusin e vendit kandidat po nuk ndryshoi drejtimin per disa ceshtje si respektimi i pushteteve te tjera dialogu dhe lufta kunder korrupsionit.

fare pamje i jep demokracise shqiptare dhe shtetit te se drejtes arrestimi i tre zyrtareve te larte per vrasjet ndaj protestuesve me 21 janar dhe perpjekjet e tyre per te fshehur provat

Akuzat e reja jane shume serioze sepse ato hedhin dyshime per nje konspiracion te nivelit te larte brenda qeverise per te mbuluar ate qe duket se ka qene nje aktivitet kriminal. Akuzat i japin nje tjeter goditje reputacionit te Shqiperise per sa i perket zbatimit te ligjit. I saji eshte nje reputacion qe eshte demtuar seriozisht pergjate viteve te fundit si rezultat i debateve per rezultatet e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 dhe ato vendore te vitit 2011. Po keshtu reputacioni eshte demtuar edhe nga vrasja e kater protestuesve dhe po keshtu nga deshtimi i sistemit te drejtesise per te bindur ne gjykimin e figurave te shquara te cilat jane te akuzuara per korrupsion.

Kryeministri Berisha e ka konsideruar demonstraten e 21 janarit si nje grusht shteti te orkestruar nga Prokurorja e Pergjithshme Presidenti i Republikes shefi i Sherbimit Sekret dhe opozita. Se fundmi ai ka kercenuar se do te arrestoje Prokuroren e Pergjithshme dhe Presidentin pasi keta te kene perfunduar mandatin. A duhet qe BE-ja ta toleroje kete sjellje qe vjen nga nje shtet aspirant per tu bere kandidat apo duhet te reagoje ashper kunder ketyre deklaratave

Kercenimet per te arrestuar zyrtare te larte te cilet jane te perfshire ne zbatimin e ligjit ose ne sistemin e drejtesise duket se eshte nje nderhyrje serioze ne drejtesi. Kjo eshte e papajtueshme me ndarjen e pushteteve midis ekzekutivit dhe drejtesise ndarje e cila eshte nje gurthemeli ne demokraci.

BE-ja ka tendencen ti zgjedhe fjalet e saj ne menyre te kujdesshme dhe rralle flet ne gjuhen e forces. Kjo ndodh deri ne momentin kur nje vend nuk perben kercenim per paqen nderkombetare dhe deri ne momentin ku nga nje sistem diktatorial nuk ka nje represion te shkalles se gjere. Me nje vend aspirant per kandidat si Shqiperia BE-ja ka nje marredhenie te ndryshme. Por qendrimi i saj per sa i perket lidhjes me Shqiperine eshte shume i qarte dhe deshtimi per dy vite me radhe ne marrjen e statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise eshte nje tregues i qarte per sa u perket pikepamjeve te BE-se per kete ceshtje.

fare impakti pritet te kene keto sulme te Kryeministrit kunder Prokurores se Pergjithshme dhe Presidentit ne kuader te BE-se

Shqiperia nuk ka shanse te siguroje statusin e vendit kandidat deri ne momentin qe ndryshon drejtim. Kjo kerkon mes te tjereve edhe rifillimin e nje dialogu konstruktiv midis qeverise dhe opozites fundin e nderhyrjeve politike ne sistemin e drejtesise dhe perpjekje te sinqerta per te luftuar korrupsionin.

Keto kushte nuk jane shume te veshtira. Ketu do pasur parasysh Mali i Zi i cili e ka nisur procesin e integrimit shume me vone se Shqiperia dhe qe tashme ka siguruar statusin e vendit kandidat. Ky vend pret te hape negociatat per anetaresim ne qershor. Meqe ra fjala renien e standardeve demokratike ne Shqiperi e kane theksuar shume sondazhe nderkombetare duke perfshire ketu edhe raportin e Njesise se Inteligjences Ekonomike te publikuar ne vitin 2011. Aty theksohet se Shqiperia ka rene ne pozicionin e 87 nga 167 vende nga vendi i 84 qe mbante ne 2010-n dhe i 81-shi ne 2008-n.

Marre nga BalkanInsight
Pergatiti F.Meidini

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›