E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari,sot përcillet viktima e katërt homazhe për Nikajn

TIRANE- Aleks Nikaj, demonstruesi i katërt që humbi jetën në 21 janar para Kryeministrisë, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Homazhet pritet të nisin në shtëpinë e tij, në fshatin Grykë-Manati të Lezhës, rreth orës 10:00 dhe më pas rreth orës 13:00, ai do të varroset në varrezat e këtij fshati.

Rreth orës 11:00 pritet që në shtëpinë e të ndjerit të shkojë për homazhe i gjithë grupi parlamentar i PS-së dhe ky do të jetë momenti i vetëm ku familjarët do të lejojnë filmime nga mediat. Aleks Nikaj, i plagosur në demonstratën e 21 janarit, vdiq dy ditë më parë në spital në Turqi ku kishte vajtur për të marrë një mjekim më të specializuar pasi plumbi e kishte goditur në kokë.

Trupi i demonstruesit 36-vjeçar, baba i dy vajzave të vogla, vjecarit mbërriti dje në aeroportin “Nënë Tereza” ku prit me homazhe nga qindra qytetarë, deputetë të opozitës dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Më pas i shoqëruar nga qindra makina dhe deputetët e opozitës si Gjovalin Kadeli, Gjok Jaku, Besnik Baraj, Paulin Stërkaj, Armando Prenga, kryetari i Partisë Socialiste të Lezhës Agustin Marku, si dhe Preç Zogaj arkëmorti mbërriti në banesën e tij në fshatin Grykë-Manati të Lezhës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›