E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, 2 të rinj në pranga, tentuan të rrëmbejnë një 16 vjecare

POGRADEC- Dy të rinj kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë një 16 vjecare në qytetin e Pogradecit, ndërsa janë arrestuar në flagrancë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në lagjen numër 5 të këtij qyteti. Burimet policore bëjnë me dije se dy të rinjtë, Denis Cekici 26 vjec dhe 31 vjecari Aurel Alia kanë ndaluar 16 vjecaren duke ushtruar fillimisht dhunë mbi të, ndërsa kanë tentuar ta rrëmbejnë me një makinë me targa PG 2870 B.

Kanë qenë kalimtarë të rastit, në lagjen periferike të Pogradecit, ata që kanë dëgjuar britmat e adoleshentes dhe ndërsa kanë njoftuar uniformat blu, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes edhe kanë arrestuar në flagrancë autorët, duke sekuestruar edhe mjetin e përdorur prej tyre.

Policia konfirmon se gjatë marrjes në pyetje të 16 vjecares, nuk rezultonin të njohur mes tyre, ndërsa bën të ditur se në trupin e vajzës ka pasur shenja dhune.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›