Kukës, makina përplas2 të moshuara vdes 70 vjecarja
KUKES- Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në qytetin e Kukësit.
70 vjecarja Eralda Shllaku është përplasur për vdekje nga një makine e cila drejtohej nga një 18-vjecar, ndersa ndodhet në gjendje të rëndë 60-vjecarja Zymbyle Mata.
Dy gratë ishin duke ecur në anë të rrugës, kur janë përplasur nga makina, drejtuesi i së cilës nuk ka ndaluar.
Burimet nga policia thonë se kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, me inicialet V.M të cilin e kanë shpallur në kërkim. Të moshuarat janë dërguar në spital nga kalimtarët, por njëra prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
(e.n/news24/BalkanWeb)