E Shtunë, 31 Tetor 2026

"21 pyetje Prokurorise per 21 janarin" Qamil Xhani

Vendimmarrja e institucioneve te drejtesise, per 21 janarin, ka sjelle jo pak debate ne lidhje me hetimet. Por, pavaresisht qendrimeve, juristi dhe sekretari per Ceshtjet Ligjore ne LSI, Ylli Manjani, deklaron se ngjarja e 21 janarit do te sqarohej perfundimisht, kur prokuroria dhe institucionet e tjera te drejtesise t'u japin pergjigjen nje sere pyetjesh, qe lidhen me ate qe ndodhi nje vit me pare. Manjani rendit te pakten 21 pyetje, pergjigja e te cilave nga organet e drejtesise do te jepte imazhin me te sakte te asaj qe ka ndodhur. Sipas tij, ne kete menyre, qytetaret do te kuptojne se kush jane organizatoret e demonstrates se dhunshme qe perfundoi me 4 te vrare, nje vit me pare. Manjani kerkon sqarime dhe per faktin se, perse hetimi i 21janarit u nda ne dy pjese: ku prokuroria hetoi mbi vrasjet "qe i interesonin PS-se dhe i la policise te hetohej per organizatoret qe i interesonin PD-se?". Nderkohe qe, ne qendrimet e meparshme, Manjani ka theksuar se 21 janari ishte nje proteste e dhunshme me skenar te ideuar dhe realizuar nga kreu i PS-se, Edi Rama. Ne nje interviste dhene pak dite me pare ne ABC News, Manjani u shpreh se kreu i PS-se eshte personi qe "ferkoi duart per vrasjet". "Vitin e shkuar zoteria (Edi Rama) mashtroi opinionin publik ne nje video montazh dhe ftoi njerezit ne proteste. E beri kete pune me idene qe, ne perplasje me policine, dikush te vdiste. Ne castin qe vdiq dikush, ai ferkoi duart ne menyre mizore. Ku ishte ate dite, kur u vrane njerezit. Kthejuni kronikave te kohes, ndihmoni dhe prokurorine. Vajti 'dere me dere' me ca letra te kuqe per te nxitur njerezit. Sot kur provohet qe vidoeja ishte e montuar, kjo do te thote se ai e ka ditur qe ne ate kohe. Me dijenine e tij eshte bere gjithcka", ka deklaruar Manjani. Ne lidhje me homazhet e bera nga Partia Socialiste per viktimat e demonstrates, Manjani shprehet se "kjo eshte nekrofili e paster politike z. Rama". I pyetur dje, nga gazeta "Koha Jone", ne lidhje me procesin e hetimeve per 21 janarin, Manjani tha: "Nuk dua me te jap asnje koment me shume nga sa kam bere deri tani per ceshtjen '21 janari'. Natyrisht, nuk i heq asnje pike e asnje presje gjithckaje qe kam thene, por, ne kete rast, nepermjet jush, si qytetar i ketij vendi, dua te ngre disa pyetje, pergjigja e te cilave do te sqaronte perfundimisht kete ngjarje:

1. Kush e thirri demonstraten e 21 janarit?

2. Cila ishte permbajtja e njoftimeve "dere me dere" qe shperndau Edi Rama dhe deputetet e Partise Socialiste?

3. Kush kerkoi leje per tubim dhe a u respektua?

4. A kishte njoftim nga strukturat e sigurise kombetare per ushtrim dhune ne demonstrate? Nese po, kush u njoftua?

5. A ishte montimi dhe transmetimi i te ashtuquajtures video-pergjim (Prifti-Meta) element nxites i dhunes dhe urrejtjes?

6. Kush e montoi dhe me c'qellim videon qe sherbeu si nxitje e dhunes?

7. Kush i thirri demonstruesit qe ushtruan dhune mbi policine? Nga jane ata dhe kush i instruktoi te godisnin policine?

8. Cili eshte roli i disa prej ish-nepunesve te larte te policise, gardes e SHIK-ut ne planifikimin e akteve te dhunes?

9. Kush jane zbatuesit ne terren te ketij plani?

10. A ka ndonje lidhje (te drejtperdrejte apo te terthorte) ndermjet deklarimeve te Edi Rames ne emisionin "Top Story", nje nate para demonstrates? A ishin keto deklarime pjese e planit pergatitor per ushtrim dhune?

11. Cili ishte roli i deputeteve te PS-se qe benin thirrje me megafona?

12. Ku ishte zoti Edi Rama, ne castin qe ne bulevard filloi dhuna ndaj policise?

13. Cfare jane levizjet e komunikimet e tij me demonstruesit ne ate moment?

14. Cilat ishin veprimet e levizjet e Edi Rames, pasi mesoi per personat e pare te mbetur te vrare?

15. A eshte administruar si prove hetimore (apo qofte edhe indicje) deklarimi i zotit Spartak Ngjela ne darken e 21 janarit ne "Top Channnel" se : "....ishim pergatitur per 13 000 te vrare..."? Nese po, a ka lidhje ky deklarim me ndonje plan dhune te strukturuar me pare?

16. A kishte ndonje inat personal ndonjeri prej te akuzuarve te derisotem me viktimat e demonstrates se dhunshme?

17. I kujt ishte mjeti tip "Mercedes-Benz" qe u leshua drejt prites hyrese te sigurise ne deren e oborrit te Kryeministrise?

18. Kush ishin personat qe e shtyne kete mjet drejt Kryeministrise dhe me c'qellim e bene?

19. Perse u leshua urdher-arresti pa mbaruar keqyrja e vendit te ngjarjes dhe veprimet e para hetimore? Perse nje pjese e ketyre urdhrave u rileshuan vetem pas nje viti? Cili prej ketyre urdhrave eshte i verteti?

20. A u nda per arsye politike hetimi i 21 Janarit ne dy pjese: Prokuroria hetoi mbi vrasjet qe i interesonin PS-se dhe i la policise te hetohej per organizatoret qe i interesonin PD-se?

21. Si mund te hetoje policia veprimet e mosveprimet e deputeteve, apo te organeve te sigurise kombetare si p.sh.: SHISH-in?

Natyrisht, kam edhe nje seri pyetjesh te tjera, por po e le me 21 kete serial pyetjesh, pergjigja e te cilave do te sqaroje jo mua, sepse jam i qarte, por opinionin publik..."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›