E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Kreshnik Spahiut, Kuvendi voton sot ngritjen e komisionit hetimor

TIRANË- Kuvendit do të shqyrtojë sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut.

Në axhendën e miratuar pa konsensusin e opozitës është parashikuar edhe votimi për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë veprimtarinë e kryetarit të KLD-së Spahiu.

Demokratët thonë se Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin të drejtësisë e Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur.

Nisma e maxhorancës, një javë më parë është kundërshtuar nga nënkryetari i KLD-së, e cila sipas tij nuk ka asnjë mbështetje Kushtetuese.

Opozita ka deklaruar se nuk do të japë konsensusin e saj në Parlament, për propozimin e mazhorancës. Socialistet argumentojnë se kërkesa për shkarkim nuk është ne përputhje jo vetëm me Kushtetutën por as me kuadrin ligjor ne fuqi.

Kuvendi do të njihet sot zyrtarisht edhe me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë Tom Doshi, Besnik Bare dhe Taulant Balla si organizatorë të protestës së 21 janarit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›