E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia sekuestron 150 drogë, përleshet me trafikantët

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 150 kg kanabis në kufi me Greqinë.

Efektivët e antidrogës kanë vënë në jetë mbrëmjen e djeshme operacionin e koduar ‘Akulli’, në pyllin e Katundës në kufi me Greqinë.

Gjatë operacionit mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes transportuesve të drogës dhe policisë. Efektivat e policisë bëjnë me dije se kanë qenë 6 persona që transportonin 4 canta me drogë. Gjatë konfrontimit autorët janë larguar duke lënë pas çantat dhe 3 pistoleta

Policia e Gjirokastrës vijon operacionin për kapjen e trafikantëve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›