Ndërron jetë Medin Zhega

Medin Zhega
Ka ndërruar jetë futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Medin Zhega. Sulmuesi i viteve 70 me origjinë nga Shkodra dhe ish-trajner i kombëtares ka ndërruar jetë pas prej kohësh ndodhej të rëndë për shkak të një aksidenti në shtëpi gjatë kohës që ndodhej në Kanda.
Zhega ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ku ishte shtruar prej disa muajsh për kurim.
Ai e nisi karrierën tek Vllaznia, më pas luajti për Dinamon dhe në fund i dha fund po në ekipin e Vllaznisë. 66-vjeçari ishte një ndër futbollistët dhe trajnerët më të njohur në Shqipëri. Zhega drejtoi kombëtaren nqë vitetet 2000-2001. Zhega lindi në Shkodër me 31 janar të vitit 1946.