21-vjeçari Fatjon Bushi kap kryqin në ceremoninë e Ujit të Bekuar
DURRËS - Qindra besimtarë ortodoksë në Durrës festuan sot Ditën e Ujit të Bekuar. Pas meshës së drejtuar nga peshkopi Nikolla, në katedralen e Shën Pavlit dhe Shën Astit, besimtarët, së bashku me dhjetëra qytetarë të tjerë durrsakë, megjithë reshjet e shiut që vazhduan pa ndërprerje, janë drejtuar në portin detar të Durrësit, ku u zhvillua edhe ceremonia e hedhjes së Kryqit në ujë.
Shtatë djem të rinj u përpoqën të kapin Kryqin në ujërat e ftohtë, por fati i buzëqeshi 21-vjeçarit Fatjon Bushi, student në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Djaloshi tha se "jam i gëzuar dhe se këtë fat shpreson ta ndaj me të gjithë ata që ndjehen të vetmuar dhe kanë nevojë për mbështetje".
Kremtimi i Ditës së Ujit të Bekuar në Durrës ka nisur mbrëmjen e kaluar me shërbesat e Orëve të Mëdha, duke vijuar sot paradite me Liturgjinë e Bekimit të Ujit.
Tradita e kësaj feste fetare të krishterë i ka rrënjët në pagëzimin e Krishtit nga Johan Pagëzori në ujërat e lumit Jordan.
Pas shërbesës së Ujit të Bekuar besimtarët e marrin ujin që u shërben për shërimin shpirtëror dhe trupor për vete dhe familjarët e të afërmit e tyre.
(er.nu/ata/BalkanWeb)