Tiranë, grabitën biznesmenin, në pranga 3 adoleshente

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e 3 adoleshenteve të cilat akuzohen se kanë grabitur një biznesmen. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetaset Olgerta Agushi 18 vjeç, Laureta Komaku 18 vjeç dhe Afërdita Pepmarkaj 19 vjeç si dhe u proçedua në gjëndje të lirë shtetasi i mitur G.J, 16 vjeç.
Pas një pune hetimore disa javore me synim për të zbardhur një vjedhje me shumë të konsiderueshme parash, dyshohet dhe ka rezultuar se këto shtetase në bashkëpunim me njëra - tjetrin, qysh në fillim të këtij viti dhe në vazhdim nga muaji Tetor - Dhjetor viti 2011, kanë vjedhur banesën e shtetasit Avdyl Trojko, 42 vjeç, me banim në Tiranë, duke vjedhur shumën e parave prej 150 milion lekë të vjetra.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto shtetase autore të dyshuara, kanë realizuar vjedhjen e të dëmtuarit biznesmen, në dy etapa brenda harkut kohor të tre muajve të fundit.
Pas marrjes së shumës së parave, këte shtetase i kanë shpenzuar ato, duke investuar e arreduar në dy dyqane të ndryshme parukerish si dhe duke u dhënë hua në formë borxhi shoqërisë së tyre.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, të vjedhura në banesën e të dëmtuarit, një ambjent dyqani parukerie rreth 50 m katror në rrugën "Hoxha Tasim", një apartament 60 m katror tek Xhamlliku.
Ndërkohë materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vjedhjes e kryer në bashkëpunim.