E Diel, 1 Nëntor 2026

BB kredi Shqipërisë për të reduktuar efektet e krizës së Eurozonës

TIRANË- Banka Botërore pritet ti japë Shqipërisë një kredi financiare si formë mbështetëse për qeverinë për përgatitjen e ndikimit të krizës së Eurozonës.

Për këtë arsye një grup ekspertësh të Bankës Botërore do të vizitojë vendio javën e ardhshme për të diskutuar dhe identifikuar me partnerët e qeverisë fushat specifike për zgjerimin e mbështetjes për reformat ekonomike, përgatitjen për goditjet e jashtme, stabilitetin dhe rritjen ekonomike.

Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare janë në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit.

Qeveria shqiptare do të jetë në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore për të reduktuar dobësitë fiskale, për të reduktuar efektet e krizës në Eurozonë, për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe makroekonomik, vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në një mjedis të rritjes së risqeve të jashtme dhe pasigurive ekonomike, Banka Botërore po rrit financimin e disponueshëm për disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit Perëndimor, Kaukazit dhe Turqisë.

Banka Botërore mund të ofrojë përgjatë dy viteve 2012-2013 një mbështetje më të madhe financiare për këto vende nga sa ishte parashikuar në portofolet aktuale të strategjive të partneritetit me to, thanë burimet e saj.
(el.me/BalkanWeb)

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›