E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge ne port nje femer ne pranga nje tjeter ne kerkim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi janë kapur me një sasi prej 36 kg kanabis në portin e këtij qyteti. Burime nga policia thanë se në pranga kanë rënë drejtuesi i mjetit, Julian Bedruka dhe një femër me inicalet P.H ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë identiteti, i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Droga ishte e fshehur në gomat e një makinë, e cila kishte si destinacion Italinë. Policia tha se po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë, të cilët dyshohen se janë pjesë e trafikut të drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›