E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e sheshte Berisha Politika fiskale e Rames shton te varferit

Në dy vitet e fundit janë ndërmarrë ndër reformat më të rëndësishme fiskale, përfshirë këtu heqja e TVSH-së për makineritë.

Ky ishte konstatimi i ardhur sot nga kreu i qeverisë, Sali Berisha i cili në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u ndal pikërisht në sistemin fiskal, të aplikuar në vendin tonë.

Në këtë aspekt Kryeministri i mëshoi me forcë faktit se taksa e sheshtë është forma e duhur për konsolidimin e ekonomisë.
Sipas tij, sulmi që opozita i bën kësaj takse lidhet vetëm me spekulime.
“Politikat që kanë synuar të ndihmojnë shtrresën e varfër duke rrënuar  të pasurit kanë dështuar, kanë falimentuar”, vlerësoi Berisha.
Ndërkohë, Kryeministri u ndal sërish tek heqja e tatimit për të ardhurat personale, duke garantuar më ruajtjen e fleksibilitetit të krahut të punës, si dhe mbrojtjen dhe mbështetjen e biznesit, si mekanizëm që mban larg vendin nga përfshirja në krizë.
 “Gjatë këtyre 7 viteve në përputhje me programin tonë ne kemi rritur në mënyrën më të fuqishshme rrogat dhe pensionet në sektorin publik, rritje që ka bërë që rroga mesatare të shkojë në 57 mijë lekë. Ky është rezultat i politikës sonë të rritjes së rrogave dhe pensioneve. Një gjë është e sigurtë që me rritjen e rrogave të sektorit publik ne kemi ndikuar fuqishëm, kemi udhëhequr këtë politikë në të gjithë vendin çka do të thotë se politika e ndjekur në sektorin publik është ndjekur në mënyrë të pashmangshme edhe nga sektori privat”, vuri në dukje Berisha.

Sipas shefit të mazhorancës, në fokus të reformave dhe të modelit ekonomik është pikërisht tërheqja investitorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›