E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papas shpallet non grata nga Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise

Kristos Papas, ideologu neonazist i Agimit të Artë shpallet “non grata” nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.  Ministri i Jashtem Edmond Panariti i ka kërkuar ministrisë së Brendshme të ndalojë hyrjen e Kristo Papas në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo masë, vjen vetëm një ditë pas deklaratave fyese të deputetit grek të Agimit të Artë në emisionin e gazetarit Artur Zheji në televizionin News 24. Deputeti neonazist ndër të tjera i quan shqiptarët plaçkitës e kriminelë, ndërsa nuk ngurroi ta përmende me krenari, faktin që dy vendet tona janë në gjendje lufte. 
“E thamë një herë plaçkitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju jepnim bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 për qind e kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbretërojnë, bëjnë ç'të duan, kanë gjetur një Greqi për fat të keq vreshtë pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu siç duhet të funksionojë”, ka deklaruar Papas. 
Vetëm një dite pas këtij vendimi te qeverise shqiptare 16 shtetas shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Athinës dhe kthyer mbrapsht në Shqipëri, sepse në pasaportat e fëmijëve të tyre vendlindja ishte shënuar shqip.  Nga të kthyerit 9 ishin fëmijë, të cilët kanë lindur në Greqi dhe që kishin leje të rregullta qëndrimi në shtetin helen. Një përfaqësi e të kthyerve është pritur nga ministri i Jashtëm Edmond Panariti.  Sipas burimeve pranë policisë kufitare në Rinas, të kthyerit nuk janë shoqëruar me shënimet INAD, sipas procedurave standarte SHENGEN, por vetëm me një shënim A në kryqin e pasaportës që nënkupton mungesën e dokumentacioneve dhe mjeteve të nevojshme për udhëtim Çështjen në fjalë, Ministri ynë i Jashtëm ia beri të ditur edhe ambasadorit grek ne vendin tone, Leonidhas Rokanas.
Panariti shprehu shqetësimin për moslejimin e kalimit te shtetasve shqiptare në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, për shkak të mënyrës së shkrimit të toponimeve greke në pasaportat e tyre.

Ministri kërkoi nga pala greke shtyrjen e moratoriumit që lejon qytetarët shqiptarë të udhëtojnë me dokumentet aktuale që kanë në përdorim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›