21Janari,PS:Arrestoni ekspertinmanipuloi provat si i tha Berisha
Të tjera rreth shkrimit 21 Janari, eksperti futi ashkël në këmishën e Ziverit Motra e Ziverit, Çardakut: Të drejtën do ta gjejmë
TIRANE – Partia Socialiste kërkoi sot arrestimin e menjëhershëm të ekspertit Ndoc Çardaku, si një kriminel që manipuloi provat e vrasjes së dëshmorit të 21 janarit, Ziver Veizi.
Deputeti Saimir Tahiri, në një dalje për median theksoi se “eksperti është një manipulator i makinës shtetërore që fillon nga doktori i spitalit, shefi i informatikës në Kryeministri e deri tek Kryeministri vetë. Eksperti Çardaku i manipuloi provat duke mbështetur versionin e dhënë nga Kryeministri për ashklën e drurit dhe plumbin rikoshet."- nënvizoi Tahiri.
“Të gjithë këta”, përfundoi deputeti socialist, “bëjnë mirë të përgatiten, se pas 23 qershorit do të japin llogari” për 21 Janarin, të cilin Kryeministri sot shpalli me palaçollëk se do ta shpallë ditë pushimi.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)