E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: LSI koalicion me atë parti që ka në qendër punësimin

16-02-2013 / Gazeta 55

Aktivi i Lëvizjes së Gruas për Integrim në Berat, 150 anëtare të reja i shtohen radhëve të LSI-së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, si dhe nga deputeti i LSI-së për Qarkun Berat, Nasip Naço, morën pjesë dje në aktivin e LGI-së në qytetin e Beratit. Në këtë aktivitet mjaft entuziast, ku merrnin pjesë qindra gra dhe vajza anëtare dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë anëtarësuar rishtas në LSI edhe 150 anëtare të tjera, një pjesë të të cilave Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga strukturat e LGI në Berat deklaroi se rezultati i LSI-së më 23 qershor do të jetë i jashtëzakonshëm. Ai vlerësoi punën e mirë të bërë ngë deputeti i LSI-së për Qarkun Beratit Nasip Naço në ndihmë të biznesit vendas. Lideri i SI-së u shpreh se angazhimi i LSI-së është punësimi. Më tej Meta u shpreh se “ne dhe aleancën më të rëndësishme edhe për 23 qershorin gjykojmë aleancën me të gjithë sipërmarrësit dhe sipërmarrëset e Shqipërisë që synojnë të hapin vende të reja pune sepse rritja e punësimit është lufta më e sigurt që ne i bëjmë varfërisë, është përpjekja më e sigurt që ne të realizojmë për të fuqizuar gruan shqiptare, vajzën shqiptare, familjen shqiptare dhe ne jemi të vendosur për të ecur në këtë drejtim”.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›