E Shtunë, 31 Tetor 2026

22 autobusë të rinj për linjat e Saukut dhe Tiranës së Re

TIRANË- Operatorët e Shërbimit të Transportit Publik në kryeqytet kanë shtuar sot 22 autobusa të rinj, prej të cilëve Linja e Saukut vë në shërbim 12 mjete, ndërsa Linja e Tiranës së Re edhe 10 mjete.

I pranishëm në këtë prezantim, kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama theksoi se, këta janë 22 autobusë të tjerë, që nga sot hyjnë në linjat e Tiranë së Re dhe në linjën tjetër të Saukut, ndërkohë që e gjithë flota e autobusëve të rinj është në prag të kompletimit.

Sipas Ramës pas zgjedhjeve të 8 majit, do të fillojë transformimi rrënjësor i transportit urban në kryeqytet. “Presim 8 majin për të çliruar Këshillin Bashkiak, në mënyrë që të transformohet rrënjësisht dhe të kthehet në standarte të Bashkimit Evropian edhe linja Kombinat-Kinostudio dhe njëkohësisht të hyjnë edhe dy linjat e reja të kryeqytetit, linja e “Mihal Gramenos“, që do të përshkojë të gjithë trajektoren tek qyteti Studenti dhe më poshtë si dhe linja Allias-Liqen, që është pjesë e projektit të Parkut të Integruar të Liqenit’,- theksoi Rama.

Sipas tij, vetëm kështu 100% e kryeqytetit do të mbulohet me shërbimin urban të standarteve të Bashkimit Evropian, ndërkohë që sipas Ramës në këtë moment Tirana ka vetëm 90% mbulim.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›