Mamurras, Rama: Vota e 8 majit investim për veten
MAMURRAS- Kryetari i Partisë Socialiste nga qyteti i Mamurrasit ku ka prezantuar kandidatin e ‘Aleanca për të Ardhmen’ Dedë Ndreca deklaroi se shqiptarët ndihen të zhgënjyer nga kusaria e qeverisë e cila nuk ka lidhje me zhvillimin e qendrueshëm.
“Shqiptarët ndihen të zhgënjyer nga kusaria. Qeveria nuk ka lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Saliu hesht për 1 milion të papunë. Qeveria s’mund të mburret me rrugët rurale, ndaj më mirë është që Saliu të flasë sa e ka rritur punësimin”,- deklaroi Rama.
Ndërkohë kreu socialist ka akuzuar opozitën se kërcënon njerëzit që të marrin pjesë në mitingjet elektorale të PD, ndërkohë ka theksuar faktin se ‘Aleanca për të Ardhmen’ është e vetmja rrugë ku ka vend për cdo shqiptar.
Rama deklaroi nga Mamurrasi se zgjedhjet e majit do të jenë politike. Duke i kërkuar banorëve që në 8 maj të votojnë kandidatin socialist ai tha se vota e tyre do të jetë një investim për veten që do ti ndihmojë të dalin nga gjendja aktuale.
“Zgjedhjet e 8 majit do jenë zgjedhje politike. Në rrugën tonë ka vend për cdo shqiptar pasi ne jemi e vetmja rrugë që na bashkon, ndaj në 8 maj votoni për Aleancën për të Ardhmen. Vota e 8 majit investim për veten”,- përfundoi kreu socialist Edi Rama.
(e.m/BalkanWeb)