E Shtunë, 31 Tetor 2026

22-vjeçarja vetëvritet me armë, tenton të vetëflijohet edhe bashkëshorti i saj

KORCE – Një 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Korçë, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ravonik, ku 22-vjeçarja Qerime Hetemaj është vetëvrarë me pushkë në shtëpinë e saj.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa mësohet se vajza u kishte lënë familjarëve edhe një letër lamtumire, përmbajtja e së cilës nuk bëhet e ditur.

22-vjeçarja u gjet e pajetë nga bashkëshorti i sa,j Alban Serjani, i cili nuk mundi ta përballonte traumën dhe tentoi të vetëvritej me të njëjtën armë. Fatmirësisht familjarët e tij arritën në kohë, duke ndaluar të riun të kryente aktin e vetëvflijimit.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet që e kanë shtyrë 22-vjeçaren t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›