E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Zgjidhja e pronës private çelësi i zhvillimit ekonomik

TIRANË - Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një bashkëbisedim politik me studentë të Kryeqytetit. Të interesuar për zhvillimet politike në vend, të ardhmen politike të Shqipërisë, vizionin e Partisë Republikane për çështje shqetësuese në arenën politike, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, studentët i bënë pyetje zoti Mediu, duke shprehur njëkohësisht edhe interesin e tyre për zgjedhjet e 23 Qershorit, bëhet e ditur sot në një njoftim për shtyp të Partisë Republikane.

Kryetari i Partisë Republikane, Mediu, pasi u foli të rinjve për arritjet e maxhorancës dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 23 Qershorit, theksoi se, "spektri i djathti politik ka nevojë për një reformim, i cili duhet të fillojë pikërisht nga rina dhe energjia që lëshon ajo.

"Asgjë nuk është e rastësishme, nëse ne nuk komunikojmë, nuk jemi aktiv në vendimmarrje, nuk arrijmë që të kuptojmë se demokracia është një sistem me kundërshtarë, ku diferencat e ideve përbëjnë vlerën kryesore në zhvillimin e vendit, ne jemi rikthyer në kohën tonë të vjetër" -u shpreh Mediu.

Kreu i PR-së nënvizoi nevojën për dialog dhe mirëkuptim mes të gjithë faktorëve politikë, shembull që mund të vijë më së miri nga rinia e përfshirë në politikë.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›