E Diel, 1 Nëntor 2026

22 vjet nga rivendosja e marredhenieve diplomatike Shqiperi-SHBA

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka dërguar një letër urimi Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry me rastin e 22 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë. Berisha e ka konsideruar këtë si një ngjarje historike dhe e një krenarie të veçante për të gjithë Shqiptarët. “Ndaj dëshiroj me këtë rast t’ju shpreh juve, Qeverisë së SHBA, Presidentin Obama dhe popullin amerikan mirënjohjen më të thellë për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur ndaj kombit tonë gjatë këtyre dekadave. Ne jemi të bindur se aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë midis të dy vendeve dhe popujve tanë do të thellohet e zgjerohet edhe më shumë gjatë viteve që do të vijnë” vijonte më tej letra e kryeministrit shqiptar. “Dëshiroj të shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju siguruar juve, Presidentin Obama dhe popullin amerikan se Shqipëria do të vijojë të jetë një mik dhe aleat i mirë, i ngushtë dhe i besueshëm i SHBA-ve dhe se qeveria ime nuk do të kursej asnjë përpjekje për të konsoliduar më tej marrëdhënien tonë të shkëlqyer dhe miqësinë tradicionale midis dy vendeve tona në interesin më të mirë të popujve tanë dhe paqes e sigurisë në botë” përfundonte letra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›