E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Asnjë tolerim për mjekët sekserë e mungesën e etikës

TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka vijuar kritikat e tij drejtuar shërbimit shëndetësor në lidhje me fenomenet që shqetësojnë prej vitesh shëndetësinë por edhe qytetarët. Në një takim me shefat e shërbimeve shëndetësore të kryeqytetit, ministri Vasili i është drejtuar me tone kritike këtyre të fundit duke u thënë se do të ketë tolerancë zero për ata mjekë dhe infermierë që bëjnë rolin e sekserit dhe kanë komunikim të vrazhët me pacientët.

“Shërbimi parësor duhet të kuptojë sot që ndodhet përpara një sfide të re. Duhet të kryejë shërbim sa më të shpejtë dhe mbi të gjtha etikë në komunikimin me pacientët. Kushdo që do të jetë i pakujdesshëm me pacientët. Gjuha e drurit, gjuha e keqe me pacientët do të jetë shkak i mjaftueshëm për tu larguar nga detyra. Të ruhet kush bën rolin e sekserit, sepse më mjafton fjala e pacientit. Për cdo rast të tillë të konstatuar ,largimi nga puna do të jetë automatik u shpreh ministri Vasili. ”

Paralajmërimet e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili vijnë një ditë pas urdhërit të tij për zbatimin e sistemit të referimit, sipas tij pika nevralgjike e reformës në këtë sistem. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›