E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibra: Do përurohet burgu i të miturve në Kavajë

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi në sallën e Teatrit Kombëtar aktivitetin “Midis tri kohëve”. Ky aktivitete synonte sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë civile për trajtimin sa më human të personave në konflikt me ligjin si dhe prezantimi i ndryshimeve të metodave të punës në vite. Autoritete të larta të burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë vlerësuan pozitivisht ndryshimet e ndodhura në sistemin e burgjeve. Në aktivitet përshëndetën edhe artistë të mirënjohur.
Aktiviteti filloi me ekspozimin e punimeve artistike të punuara nga të dënuarit. Në fund u bë dhe ndarja e tre cmimeve për pozinë më të mirë. Cmimi i parë iu dha Taulant Balliuti dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërsa çmimet e dyta dhe të treta u dhanë përkatësisht për Dragot Skana dhe Adrian Muço. Në fund të akitivitetit duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetareve drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gazmend Dibra tha se burgu për të miturit në Kavajë do përurohet pas pask ditësh. (m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›