Topalli-Miesch: Bojkoti i opozitës nuk është zgjidhje
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit duke falenderuar zotin Miesch dhe të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë për punën e tyrë gjatë zgjedhjeve tha se gjithë kuadri zgjedhor duke përfshirë kodin, ndërtimin e KQZ-së, regjistrin e zgjedhësve, kartat e identitetit, transparencën në numërim ishin standarde të arritura për herë të parë në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi raportin e fundit të përfaqësuesit të OSBE-së Boch . Kurse Zoti Miesch theksoi se së bashku me vëzhguesit e tjerë ndoqën nga afër çdo proces, vëzhguan ditën e votimit, dhe vlerësimi u pasqyrua në raportin final, ku u theksua se zgjedhjet arritën angazhimet kryesore të OSBE-së.
Edhe në vende me demokraci më të vjetër si në Zvicër, tha ai, ka ende probleme teknike në zgjedhje, por kjo nuk e cënon legjitimitetin e tyre.
Nndërkohë kryetarja e Kuvendit Topalli duke u ndalur në situatën aktuale politike, nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në parlament ku, siç theksoi ajo është vendi i dialogut dhe i kompromiseve.
Nga ana e tij raporteri Miesch theksoi se “bojkoti nuk është zgjidhje.”
(m.a/News24/BalkanWeb)