230 të vdekur nga tajfuni në Filipine

Numri i të vdekurve nga tajfuni i fuqishëm që preku jugun e Filipineve ka shkuar në 230. Grupet e shpëtimit kanë patur vështirësi për të shkuar në zonat e prekura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet.
Tajfuni Bopha preku të gjithë ishullin Mindanao, duke shkulur pemë e duke i përplasur me shtëpitë gjatë së martës, përpara se të dobësohej gjatë mesnatës, kur nisi t’i drejtohej detit të Kinës jugore.
Pritej gjithsesi që të kishte më shumë reshje shiu, ndërkohë që kalonte mbi ishullin perëndimor të Palawan-it, mëngjesin e së mërkurës, me një fuqi të madhe, e aftë të shkatërronte të tjera shtëpi, sipas zyrtarëve.
Ushtria ka përdorur helikopterë dhe mjete të rënda gjatë së mërkurës në New Bataan, ku ujërat e reshjeve të shiut kullonin nga shpatet e afërta, duke krijuar vorbulla vdekjeprurëse, falë shkëmbinjve dhe sendeve të tjera të grumbulluara përgjatë rrugës./Indeksonline/