240 mijë euro për çdo lojtar

Lojtarët e Spanjës do të fitojnë 214 mijë euro secili nëse "toreadorët e kuq" do të arrijnë të pronësojnë trofeun e Kampionatit Europian. Lajmi jepet nga gazeta "As". Nëse Spanaj do të eliminohet raundin e parë cdo lojtar do të fitojë 30 mijë euro. Spanja ndodhet në Grupin D së bashku me Zvicrën, Rusinë e Greqinë. Skuadra e kryetrajnerit Luis Aragones do të luajë dy miqësore me Perunë, më 31 maj dhe me SHBA-të, më 4 qershor, përpara se të nisen më 5 qershor në Austri.