Shafhauzeni pas Prishtines, pret Shqiperine

Ndeshja e fundit miqësore ndërkombëtare për Shafhauzenin, cuditërisht përkon me atë kosovare, Prishtinën, më të cilën barazoi 2-2, më 17 maj 2008, ndërkohë që katër ditë më pas, më 21 maj, skuadra zvicerane e Challenge League (Kategoria e Dytë) do të luajë kundër kombëtares shqiptare, që mbërriti sot në Gjermani. Takimi do të luhet të mërkurën në orën 18:30.
Në lajmin e publikuar theksohet fakti se në listën e lojtarëve shqiptarë figurojnë lojtarë të njohur si Ervin Skela (Cottbus), Altin Lala (Hannover), Edmond Kapllani (Karlsruhe), Kristi Vangjeli (Saloniki), Lorik Cana (Marseille), Erion Bogdani (Livorno).
Në formacionin e Shafhauzenit luajnë disa lojtarë kosovarë, por me pasaportë zviceranë: Gëzim Sadiku luan në sulm, ndërs Genc Mehmeti e Shkëlzen Gashi luajnë në mesfushë.
Faqja e zyrtare e klubit zviceran ka publikuar edhe cmimet e biletave për vendet e ulura që variojnë nga 30 franga zvicerane (diku te 23 mijë lekë të vjetra ) dhe deri te më e shtrenjta, 50 franga (afërsisht 37 mijë lekë të vjera) në tribunën kryesore të stadiumit. Për vendet më këmbë biletat kushtojnë 15 franga, për të rinjtë nga mosha 10-16 vjec, vetëm 5 franga (rreth 4000 lekë të vjetra).
Stadiumi i Shafhauzenit ka një kapacitet maksimal prej 7300 shikuesish, ndërsa fusha ka përmasat 104x 69 metra.
Shafhauzeni u rendit në vendin e 6-të në Challenge League, kategoria e dytë zvicerane.