E Diel, 1 Nëntor 2026

246 pemë të reja janë mbjellë në “Qytetin Studenti”

20-04-2013 / Gazeta 55

Tabaku:  “Të vendosur të shtojmë hapësirat e gjelbra dhe t’u kthejmë qytetarëve frymëmarrjen që u ka zënë vetoni

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe sot mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet, si një kontribut të madh për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shtuar gjelbërimin në kryeqytet. Zv/Kryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku ishte sot në “Qytetin Studenti”, ku ka parë nga afër mbjelljen e 246 fidanëve  pemë bliri, në këtë zonë.  Ndërkohë, puna për mbjelljen e pemëve po vazhdon në të gjithë Tiranën, në rrugë të reja dhe ekzistuese, në blloqe banimi e kudo ku betoni u ka zënë frymën qytetarëve.
“Kemi ardhur për të inspektuar gjelbërimin e një zone tjetër të qytetit të Tiranës, të “Qytetit Studenti”, ku kapacitetit të gjelbërimit të zonës i shtohen edhe 246 pemë të tjera bli, duke e bërë kështu një ndër vendet më të këndshme të qytetit, një hapësirë e gjelbër prej 280 mijë metra katrorë.  Ky gjelbërim sot vjen krahas mbjelljes së pemëve dhe gjelbërimit në shumë blloqe dhe rikualifikime të tjerë në qytetin e Tiranës, duke filluar nga parku i Liqenit, rruga e “Elbasanit”, ish-uzina “Dinamo”, tek Fabrika e Birrës, në të gjithë njësitë bashkiake të kryeqytetit. Ne jemi të vendosur të shtojmë hapësirat e gjelbra dhe t’u kthejmë qytetarëve të Tiranës frymëmarrjen që u ka zënë betoni, për vite me radhë” – u shpreh znj. Tabaku.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›