E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHZH nis punimet në rrugën Hyzgjokaj –Lushnjë, Olldashi pjesë e investimeve të qeverisë

20-04-2013 / Gazeta 55

15 mijë banorët e komunës Hyzgjokaj do të lidhen me Lushnjen me rrugë të asfaltuar të parametrave bashkëkohorë. Ndërhyrja në këtë aks rrugor erdhi pas amortizimit të rrugës ekzistuese, e cila ishte bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.
Gjatë inspektimit të punimeve sëbashku me drejtorin e FSHZH, Benet Beci, ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha se, “ky investim është pjesë e një sërë investimesh të tjera që do të kryhen në të gjithë qarkun e Fierit e sidomos në Lushnje”.
“Investime te tjera janë rruga Bubullime-Imsht, Tre urat- Germenjcok, rruga Spolates, Hyzgjokaj -Ballagat etj. Rruga me një gjatësi prej 12.6 km është një investim i FSHZH me financim të qeverisë shqiptare dhe donatorëve të tjerë.
Rruga e re do të ketë një gjerësi prej 5.5 m, dhe dy bankina nga 0.5 m. Ajo do të jetë e pajisur me trotuare në zonat e banuara, vepra arti, tombina, mure mbajtëse, mbrojtëse metalike si dhe sinjalistikën rrugore horizontale dhe vertikale”.
Zona e komunës Hyzgjokaj njihet për potencialet e zhvillimit bujqësor dhe blegtoral. Por rruga tejet e amortizuar i ka kufizuar i ka kufizuar banoret te investojnë ne sektorin e bujqësisë. Prodhimet e nxjerra nga serat e tyre nuk tërhiqeshin në tregjet e qytetit, shkak , kosto e km rruge tepër te vështirë për t;u kaluar. Investimi do të shkurtoje kohen e udhëtimit tre here. Punësimi dhe rritja e aksesit në tregun e punës janë një tjetër përfitim real për banorët e këtyre komunave. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksion është parashikuar 16 muaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›