E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Islami: Jonathan Moore m’u gjend pranë kur po linçohesha. Rama përdori metoda fashiste e staliniste

20-04-2013 / Gazeta 55

Kastriot Islami e ka falënderuar publikisht përmes një mesazhi të gjatë zyrtarin e larte te departamentin amerikan te shtetit, Xhonatan Mur, për mbështetjen që ai i shprehu, pas protestave te Forumit Rinor te Partisë Socialiste para shtëpisë se tij. “Zyrtari i lartë Moore do të ishte pranë meje pikërisht në momentin kur unë po linçohesha me metodat nga më të paimagjinueshmet të stilit sovjetik, të stilit të revolucionit kulturor kinez, të stilit të kmerëve të kuq, të stilit koreanoverior, të konceptuara, të organizuara dhe të zbatuara nën drejtimin e personit që kërkon të bëhet kryeministër i Shqipërisë. Sinqerisht më vinte edhe turp e njëkohësisht jam ndjerë edhe shumë keq që unë më duhet të shpjegohesha për veprimet e paimagjinueshme të një individi me të cilin kisha bashkëpunuar…por nuk bashkëndaja më mendime dhe opinione të njëjta dhe për shkak të kësaj ai duhet të përfundonte në veprime ekstreme personale dhe aq më e rëndë ishin ato kundër familjes sime”, u shpreh Islami
Xhonatan Mure tha pa asnjë ekuivok se Shtetet e Bashkuara te Amerikës janë shumë të zhgënjyer dhe të shqetësuar që kishte presion të drejtpërdrejtë nga protestues para shtëpisë së një anëtari të parlamentit dhe se presioni kundër tij e familjes së tij është i gabuar.
Islami e vlerëson këtë si një leksion demokracie, si nje mesazh jo vetem per ate dhe familjen e tij, por per te gjithë shqiptaret, e mënyrë te veçante per te rinjte, qe te mos kthehen ne marioneta per te kryer veprime kundër parimeve te demokracisë.
 
 
Islami thotë se zoti Mur kujtoi nje parim te rëndësishëm demokratik, siç është e drejta për te votuar sipas ndërgjegjes dhe jo sipas urdhrit partiak.
 “Ky është parim themelor i demokracisë. E kundërta, mandati me urdhër është koncepti jakobin dhe është aplikuar nga partitë fashiste, nga partitë staliniste, dhe sot aplikohet vetëm nga partitë autoritare.
…Kjo do të thotë se SHBA është e zhgënjyer jo vetëm për aktin por edhe autorët. Konceptuesi, organizatori dhe autori i vetëm është sipas meje kandidati për kryeministër”, nënvizoi deputeti.
Deputeti Islami shkruan se familja e tij tanimë ndjehet e qetësuar nga mbështetja që vjen nga SHBA. Por nënvizon se nëse do t’i ndodhe diçka atij apo familjes, autori dihet.
 “Nëse në këtë betejë pas 22 vjetësh përpjekjesh e ballafaqimesh të panumërta do të ndodhë diçka sado e vogël ndaj meje apo familjes sime, nuk duhet të lodheni shumë për të kërkuar autorin. Ai është qartësisht i vetë-evidentuar dhe vetë-identifikuar…”Akuza” ime është paraprake përderisa nuk do të distancohej nga gjithçka ka organizuar dhe/ose nuk do të kërkonte ndjesë publike”, shtoi ai.
Deputeti i disa legjislaturave, thekson se do te vazhdoje me vendosmëri të kontribuoje në Shqipëri për t’i shërbyer vendit, duke vene ne dispozicion te progresit të gjithë eksperiencën dhe kapacitet, duke iu bindur vetëm ndërgjegjes se tij me integritet e ndershmëri, qetësi e maturi, dhe pa asnjë inat apo ndjenjë revanshi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›