E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi i BB3, çështje në Departamentin e Shtetit

Homofobia Rasti përmendet në fjalimin e Hillary Clinton

Klodian çela personazhi finalist i “Big Brother”, emisioni televiziv në “Top Channel”, është përmendur në një nga fjalimet e mbajtura nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Duke sjellë rastin e homofobisë në Shqipëri, Clinton në ligjëratë të drejtë ka thënë se: “Në Shqipëri, një djalë i ri me emrin Klodian çela, kohët e fundit u bë i njohur në një nga televizionet më të njohura, në programin ‘Big Brother’.

Pas kësaj, ambasadori ynë, John Withers, shkoi si i ftuar në televizion, për të dhënë mbështetje për këtë djalë.

Ai vizitoi qytetin e tij të lindjes dhe e ftoi atë në një aktivitet mbajtur në ambasadën tonë, duke përçuar mesazhin te të gjithë shqiptarët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin të drejtat dhe respektojnë kurajën e tij”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›