25 mln kredi fondi saudit per Tirane-Elbasan
25 milionë dollarë janë dhënë nga Fondi Saudit për Zhvillim për të ndihmuar ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Ministri i Financave ka takuar gjatë së premtes Ambasadorin e Arabisë Saudit z. Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, i cili ka konfirmuar dhënien e kredisë.
Ministri falenderoi Ambasadorin për miratimin e kredisë, e cila është me terma të favorshme financiare. Kredia 25 milionë dollarë ka një normë interesi 2 për qind dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë. Kjo shumë do të financojë zbatimin e projektit infrastruklturor që synon shkurtimin e distancës me Tiranës dhe Elbasanit.