E Diel, 1 Nëntor 2026

Hane me pak INSTAT Bie konsumi i ushqimeve

Shqiptarët po konsumojmë më pak, duke ulur shpenzimet dhe blerjet e tyre. Të dhënat më të fundit që publikon Instituti i Statistikave tregojnë se në muajt e parë të këtij vitit janë blerë më pak ushqime, paisje, mjete lëvizëse dhe mallra të tjerë të jetës së përditshme.

Instituti i Statistikave ka bërë krahasimet e periudhës janar mars të këtij viti me atë të një vitit më parë dhe me atë paraardhëse, ku rezulton se në total në të gjithë vendin ka rreth 6 për qind më pak blerje se një vit më parë. Ndërkohë, më shqetësuese paraqitet krahasimi i periudhës janar mars me tetor dhjetor të 2010, ku rënia është mbi 12 për qind. Në grupin “Artikuj të përzier kryesisht jo ushqime” volumi i shitjeve është ulur 9.1 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës.

Shqiptarët kanë shpenzuar më pak dhe për mirëmbajtjen e automjeteve, kur rënia është modeste prej rreth 2 për qind. Rënie në blerje ka dhe për karburantet, kur krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi është ulur 5.1 për qind. Veç tregtisë me pakicë, rënie për njësitë tregtare ka dhe numri i të punësuarve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar punësimi është ulur 1.7 për qind.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›