25 të dyshuar të tjerë me gripin e derrit
Shqipëria numëron 25 raste të dyshuar me gripin e derrit. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, deklaron se tre prej të dyshuarve janë të prekur nga grip i tipit A, por ende nuk është konfirmuar nese bëhet fjalë për virusin pandemik.
Për të trajtuar të prekurit nga virusi A h1n1, ministria e shëndetësisë ka siguruar 12000 doza tamiflu, kontigjent i mbërritur sot në vend. Pritet edhe ardhja e 15 000 dozave të tjera. Specialistët e shëndetësisë bëjnë edhe njëherë thirrje që askush mos blejë Tamiflu pasi ky medkament do t’u sigurohet falas personave që do të kenë nevojë për të.
Specialistët kanë ripërsëritur se përdorimi i Tamiflusë do të bëhet vetëm me rekomnadimin e mjekëve, në rast të kundërt ai do të ishte i rrezikshëm. Drejtori i ISHP –së komentoi edhe parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë se 30 përqind e popullsisë shqiptare do të preket nga virusi, duke thënë se janë brenda pritshmërisë.