E Shtunë, 31 Tetor 2026

25 viktima nga tornado në Kinë



Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 161 të tjerë janë plagosur për shkak të një tornadoje të fuqishme që ka goditur Kinën. Stuhitë e forta prekën jugperëndimin e Kinës, e më konkretisht komunën Chongqing bëri të ditur agjensia shtetërore e lajmeve. Tornado goditi disa konte, duke sjellë edhe pasoja të rënda për disa zona, pasi shumë shtëpi u shkatërruan tërësisht, shumë pemë u thyen, ndërsa gjithashtu janë dëmtuar rëndë edhe të mbjellat, saktëson media lokale. Shumë banorë të zonave të dëmtuara janë evakuuar edhe nga frika e përmbytjeve pasi ka nisur të rritet nvieli i ujit si pasojë e reshjeve. Bilanci i viktimave në kontenë Dianjiang ka arritur në të paktën 19 persona dhe rreth 135 të plagosur, raporton televizioni shtetëror. Stuhia e breshërit dhe e erërat e forta kanë shkatërruar tërësisht më shumë se 1000 shtëpi, ndërsa dëmtime kanë pësuar rreth 10 000 shtëpi të tjera. Besohet se dëmi financiar sipas raporteve të qeverisë, ka prekur shumën e 2.93 milion dollarëve amerikane. Po sipas mediave lokale , raportohet se shpejtësia e erës ka arritur në 108 km në orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›