E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba tregtareve bashkiaket kontroll pazarit te ri

Kanë nisur sërisht aksionet e inspektorëve të Bashkisë së Tiranës në tregjet e kryeqytetit, ku këtë herë subjekteve që nuk kanë plotësuar kushtet higjeno- sanitare u janë vendosur edhe gjoba. Larmia e subjekteve që janë kontrrolluar  në tregun e pazarit të ri në Tiranë, ka qenë e ndryshme, nga ato që tregtojnë produktet e bulmetit, mishit, peshkut e deri tek tregtimi i bombulave të gazit.

“Ne sot kemi kaluar në masa ndëshkuese dhe penalizuese. Kemi vendosur 12 gjoba dhe jemi marrë me të gjithë ata që nuk tregtojnë në kushte higjeno-sanitare të përshtatshme dhe sipas rregullave dhe standarteve që kërkojnë këto produkte specifike, gjithashtu një sector tjetër ka qenë ai bombulave të gazit. Ne sot kemi inspektorët e zjarrfikëseve që penalizuan disa subjekte”-tha Geron Ibrahimi, Drejtor i Kontrollit të Territorit.

Ndërkaq aksionet e inpektorëve të bashkisë kanë penalizuar dhe mjaft subjekte të tjera, të cilave krahas gjobave u është hequr dhe licensa e ushtrimit të aktivitetit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›