Kriza FMN 1.5 mld euro Irlandes

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të japë 1.5 miliardë euro për t’i ardhur në ndihmë Republikës së Irlandës, e cila përballet me një gjendje të vështirë financiare. Sipas deklaratës zyrtare, qeveria irlandeze ka punuar shumë në implementimin e reformave për ristrukturimin e ekonomisë, reforma këto që synojnë uljen e borxhit dhe të defiçitit buxhetor.
Sipas pasojë e kësaj, thuhet në deklaratë, ekonomia po tregon shenja të qëndrueshmërisë. Vitin e kaluar ministrat e financave së BE-së ranë dakord të jepnin 85 miliardë euro në ndihmë të Irlandës, kur qeveria e kësaj të fundit kërkoi ndihmë financiare si pasojë e krizës që kishte përfshirë sistemin financiar. Në këmbim të kësaj ndihme, ajo hartoi një plan masash kursimi 15 mld euro me një afat 4 vjeçar në të cilin shpjegoheshin hollësisht rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve buxhetore.
Por spekulimet se qeveria irlandeze mund të kërkonte një zgjerim të fondeve të paketës së shpëtimit, apo edhe të kërkonte një fond të dytë për të dalë nga kriza, shkaktuan paqëndrueshmëri në tregjet financiarë europianë e më gjerë në fillim të vitit. Për të qetësuar situatën, FMN uli interesat e kredisë nga 6 në 3.5 % e në të njëjtën kohë, Brukseli vendosi të dyfishonte afatet e shlyerjes nga 7.5 në 15 vjet. Deri tani, Irlanda ka marrë 8.7 mld euro.