26 vjet nga Çernobili, Ukraina nis punën për mburojën e re atomike

Në 26 vjetorin e Çernobilit Ukraina ka filluar ndërtimin e mburojës së re për mbrojtje nga reaktori atomik i dëmtuar gjatë asaj periudhe.
Puna për zëvendësimin e mburojës ekzistuese, që është shkatërruar dhe që rrjedhë rrezatim bëhet në përkujtim të përvjetorit dhe mburoja e re, me peshë afro 20 mijë ton, do të përfundojë deri në vitin 2015.
Zjarri dhe eksplodimi në njërin nga reaktorët e centralit atomik në Çernobil më 26 prill 1986, shkaktuan edhe rrezatim, që u përhap në pjesë të Ukrainës, Bjellorusisë dhe në Evropë.
Shumë vetë kanë vdekur nga pasojat e kësaj katastrofe.
Rreth 500 punëtorë veteranë të pastrimit të Çernobilit e kanë rrethuar sot Parlamentin e Ukrainës duke kërkuar që ndihmat sociale të paguhen të plota.
Ndërkaq, në 201-tën , qeveria zvogëloi ndihmat sociale për veteranët e Çernobilit.