Kriza në BE, Monti: Masa për rritje ekonomike

Në një kohë kur BE po përballet me krizën e brendshme ekonomike dhe financiare dhe disa vende anëtare kanë ngritur shqetësimet për rishikimin e Zonës së Shengenit, kryeministri italian Mario Monti ka bërë thirrje për masa që do të conin drejt rritjes ekonominë e sëmurë të BE-së.
Kryeministri teknokrat thekson se duke u përqëndruar në disiplinën buxhetore kontinenti mund të kalojë në një krizë të zgjatur. Monti tha se vendet duket të kenë aftësi të reja politike, si dhe të zbatojnë reformat strukturore dhe shkurtime të shpenzimeve qeveritare.
"Ne nuk duhet të neglizhojmë se reformat strukturore nuk do të sjellin rritjen, sepse nëse një vend bëhet më produktive dhe më konkurrues, por nuk ka kërkesa për produktet në vend të tjera dhe rritja nuk do të materializohet. ", tha Monti.
Ai u tregua i kujdesshëm rreth kritikave për Gjermaninë , e cila kërkon frenimin e borxheve të Evropës dhe të deficiteve fiskale.
Kryeministri italian tha se Evropa duhet të refuzojë stilin e vjetër të rritjes artificiale me anë të deficiteve ekspansioniste publike.
"Ne të gjithë pajtohemi se kemi nevojë për rritjen. Problemi është me cfarë instrumente," tha Monti.
Ndërkohë në kontinetin e vjetër ka ditë që po qarkullojnë zëra se BE është në krizë serioze dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, duke shtuar se shpërbërja e e Unionit është mëse reale.
"Për herë të parë në historinë e BE-së, shpërbërja e saj është një skenar real", ka paralajmëruar Shulc.
Sipas tij, kjo ndodh dhe e shqetëson fakti se shtetet udhëheqëse të BE-së po miratojnë më shumë vendime për interesat e tyre dhe kjo tregon se ato tregojnë mosrespektin ndaj shteteve tjera dhe vendosjes së përbashkët në BE.