27 milionë funte për Benzeman

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 22:15
Arsene Wenger thuhet se ka bërë ofertën më të madhe për një lojtar në histori të Arsenalit - 27 milionë funte.
Kjo është oferta që ia ka bërë Arsene Wenger Real Madridit për sulmuesin Karim Benzema.
Tashmë Wenger është i vetëdijshëm se do të humbet yllin spanjoll Cesc Fabregas dhe atë francez Samir Nasri, përderisa beson se Benzema është njeriu që do të rritë moralin e lojtarëve të Arsenalit dhe të tifozëve, që vazhdimisht janë duke kërkuar transferime të reja. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e afërt me Arsenalin Daily Mail.