E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie catia e stadiumit aksident me pasoja te renda ne Holande

Një pjesë e stadiumit, që ishte në rikonstruktim e sipër, në qytetin holandez të Enshedes u rrëzua, duke i marrë jetën një prej punëtorëve dhe duke dëmtuar rëndë 14 të tjerë. Agjensia holandeze e lajmeve “ANP” i reforhet kryetarit të bashkisës së qytetit, kur pohon se njëri nga krahët mbajtës nuk ka rrezistuar në momentin që është vënë çatia, duke shkatërruar plotësisht atë pjesë të stadiumit.

Sipas policisë, punëtorët e firmës që ka marrë për sipër rikontrusksionin e stadiumin ishin të vetmit që ndodheshin në impjant gjatë momentin të aksidenti. Njëri prej tyre vdiq në vend, ndërsa 14 të tjerë kanë përfunduar në spital. Stadiumi në fjalë është ai i Tventes, skuadra që sezonin e kaluar fitoi Kupën e Holandës dhe u rendit në vendin e dytë të kampionatit.

Që nga marsi i këtij viti kanë nisur punimet për shtimin e kapacitetit të stadiumit nga 18 mijë në 30 mijë shikues të ulur. Tvente është pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve, por duket se duhet të gjejë një stadium tjetër për të luajtur ndeshjen e parë “play off”, në mes të gushtit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›