E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina zhgenjen edhe ne takimin e 2-te per Kupen e Amerikes

Argjentina zhgënjen sërish edhe takimin e dytë të Grupit A në Kupën e Amerikës.

Organizatorët e turneut regjistrojnë një barazim 0 -0 ndaj Kolumbisë duke kompromentuar kualifikimin në fazën çerekfinale.

Argjetina luajti ndaj Kolumbisë në ndeshjen e dytë të Grupit B.

“Unë u besoj këtyre lojtarëve, kështu që do të aktivizoj sërish të njëjtin formacion, sepse të gjithë duan të marrin revanshin dhe meritojnë një mundësi të dytë. Kjo është arsyeja për të cilën ndaj Kolumbisë do të luajnë të njëjtët futbollistë që nisën sfidën me Bolivinë. Duhet të krijojmë raste dhe të qarkullojmë topin me efikasitet. Kjo është ajo që synon të bëj kjo skuadër dhe kjo është ajo që unë dua nga ky ekip”, tha trajneri Batista.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›