Lille, në garë për Canales

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 21:15
Futbollisti premtues Sergio Canales që, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga gjiganti madrilen Real Madrid, thuhet se është duke u kërkuar edhe nga kampioni i Francës Lille, shkruante të mërkurën gazeta Marca.
Sipas kësaj gazete, Lille ka kontaktuar me Real Madridin për të bërë këtë transfer dhe kanë pyetur për çmimin e lojtarit.
Canales është në kontakt edhe me Romën, por një ofertë e mirë mund ta transferojë atë në Lille.