2700 kuota Luigj Gurakuqi dergon kerkesen

Universiteti "Luigj Gurakuqi" në Shkodër ka dërguar për miratim pranë MASH-it 2700 kuota të lira për studentët që nisin studimet e larta për vitin akademik 2011-2012. Sipas Zv/ Rektorit të këtij universiteti, Prof. As.Dr. Fatmir Vadahi nga eksperiencat e viteve të kaluara kjo shifër ndryshon me fare pak në kuotat e miratuara, çka nuk ndikon në kapacitetet aktuale të kësaj qendre akademike dhe infrastrukturës që zotëron aktualisht.
Këto 2700 kuota janë vetëm për ciklin e parë të studimeve, pa përfshirë këtu ciklin e dytë dhe të tretë pasuniversitar, dhe studimet “Part Time” të cilat nuk janë miratuar ende nga MASH dhe pse propozimet janë dërguar.
“Të jemi të sinqertë problemi i infrastrukturës ka vështirësitë e veta. Sivjet do fillojë ndërtimi i një godine të fakultetit ekonomik që besoj se universiteti do të zgjerohet goxha. Me pak fleksibilitet ta përballojmë këtë fluks të ardhjes së studentëve”-thotë Vadahi.
Universiteti i Shkodrës ka 25 degë me programe të plota studimi sipas sistemit të Bolonjës, ndërkohë që pritet këtë vit hapja e degës së re të Pikturës-grafike.
Përsa i përket ambienteve, parashikohet fillimi i ndërtimit të një godine të re për fakultetin e Ekonomikut, i cili do reduktojë ngarkesën në këtë fakultet, i vetmi që ka zhvilluar mësim me dy turne. Universiteti i Shkodrës ka rreth 11 mijë studentë jo vetëm nga zonat e veriut, por dhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Bruna Gjoka