Minatorët e Bulqizës vijojnë ditën e shtatë të protestës

Minatorët e Bulqizës kanë rinisur mëngjesin e sotëm protestën e tyre, por kësaj radhe në ambientet e kompani ACRS.
Sipas korrespodentit të “Ora News” që në orët e para të mëngjesit të sotëm minatorët kanë bllokuar derën kryesore të kompanisë duke mos lejuar transportimin e kromit drejt qytetit të Elbasanit.
Më herët ata deklaruan se ditën e hënë, në orën 12.00, nëse nuk jepet një zgjidhje, atëherë ata do të futen në grevë të urisë.
700 punëtorë të kësaj miniere, kanë deklaruar se nuk do të rikthehen në punë, pa u plotësuar më parë kushtet e tyre.
Mësohet se ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre janë, ulja e moshës së pensionit dhe më shumë siguri në punë.