E Diel, 1 Nëntor 2026

Myzeqeja pa uje fondet e BB-se ne xhepat e shoqatave

Zona që mbulon 60 % të tregut shqiptar me prodhime bujqësore vendase përballet me një sërë problemesh në sistemin e vaditjes. Ujitja e 30% të siperfaqes së mbjellë në qarkun e Fierit mbetet problem disa vjeçar i keqmanaxhimit të organizatave të ujitjes dhe mungesës së investimeve për rehabilitimin e rrjetit të dëmtuar.

Shembjet e bregut të lumit Vjosë në komunën Levan kanë krijuar bllokime të sistemit vaditës për rreth 3500 ha tokë ndërkohë që me të njëjtën situatë përballen edhe komunat  Libofshë dhe Mbrostar.

“Shoqatat me ligj janë ndryshuar. Janë  transformuar në organizata të ujitjes. E vërteta është që nuk janë në nivelin që duhet. Pjesa dërrmuese e kulturave janë në fazat kritike që duan ujë maksimalisht dhe fermeri, në kushtet aktuale nuk ka se çfarë bën sepse në rradhë të parë nuk ka ndihmën tonë dhe të pushtetit vendor”-thotë Ramadan Krasniqi, Drejtues i Bordit të Kullimit.

Mosshlyerja e detyrime financiare për energjinë elektrike dhe dëmtimet teknike të sistemit të kanalizimeve dytësore mbeten problem i pazgjidhur i organizatave të panumërta të ujitjes të cilat vetëm qëllimin për të cilin janë ngritur nuk kryejnë.

Në fakt, ato vetëm thithin fondet e donatorëve pa i investuar kurkund duke ia lënë arrën e rëndë sërish fermerëve. Vetëm brenda 1 viti, vetëm BB ka dhënë 3 milionë dollarë për rehabilitimin e sistemeve të vaditjes.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›