28 Nëntori, Rama apel Berishës për hapjen e kutive
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përcolli nga Vlora urimin për festën kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë. “Gëzuar 28 Nëntorin, festën e lavdishme të Flamurit dhe përvjetorin e paharrueshëm të Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe gurin e themelit të shtetit shqiptar”. Duke folur para të pranishmëve, Rama theksoi se kjo ditë e shënuar i gjen shqiptarët në një çast dramatik për shtetin, sepse opozita vazhdon të jetë jashtë Parlamentit, ndërsa ky institucion ligjvënës jashtë binarëve të ligjit. Duke theksuar faktin se ky përvjetor i gjeti shqiptarët në një betejë qytetare, Rama theksoi se sot më shumë se kurrë ndihet detyrimi për mbrojtjen e votës. Në këto ditë festash, Rama apeloi dhe një herë se hapja e kutive është e domosdoshme dhe se Berisha mban peng të vërtetën. Sipas tij, kryeministri po kapërcen çdo kufi dhe po përçudnon komunikimin me publikun, duke u thyer në diktator të regjimit të vjetër.
Deklarata
“Dua të uroj të gjithë qytetarët e Vlorës, gjithë shqiptarët kudo janë, të gjithë familjet e Vlorës dhe të të gjithë Shqipërisë: Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar festën e lavdishme të Flamurit dhe përvjetorin e paharrueshëm të Pavarësisë së Shqipërisë e shqiptarëve, si edhe gurin e themelit të shtetit shqiptar”, - tha Edi Rama. Kryetari i Partisë Socialiste, Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së qytetit, Shpëtim Gjika, ka vënë në kujtim të 97-vjetorit të Pavarësisë kurorën me lule në Memorialin e Ismail Qemalit, aty ku prehen eshtrat e njeriut të madh. Lideri socialist theksoi se kjo ditë e shënuar, i gjen shqiptarët në një çast dramatik për shtetin. “E vërteta është se 28 Nëntori i këtij viti na gjen në një moment jashtëzakonisht delikat për demokracinë. Na gjen në një kohë dramatike për shtetin e së drejtës, na gjen në një periudhë kur ekonomia shqiptare kërcënohet nga falimentimi. Na gjen në një moment ku opozita është jashtë Parlamentit dhe kur Parlamenti jashtë binarëve të Kushtetutës dhe ligjit, pasi është ngritur mbi shkeljen e lirisë dhe të së drejtës themelore të votës së lirë dhe të numërimit të ndershëm të saj”,- tha ai, duke shtuar urimin që “28 Nëntori i ardhshëm, shpresoj t’i gjejë edhe më mirë të gjithë shqiptarët”. Edi Rama tha, ndër të tjera, se ky 28 nëntor e gjen shumicën e shqiptarëve në një betejë qytetare për liri e demokraci. “28 Nëntori na gjen në një beteje qytetare, në një përpjekje për liri dhe të drejta të fituara, të kërcënuara dhe të panegociueshme. Na gjen me vetëdijen e lartë se detyrimi ynë për mbrojtjen e votës së lirë për mbrojtjen e së drejtës për zgjedhje të lira është më i madh se çdo interes vetjak i secilit prej nesh. Pa asnjë dyshim, se gjëja më e lehtë do të ishte të mbyllim sytë, por mbyllja e syve do të ishte tradhtia më e rëndë ndaj parimeve dhe vlerave për të cilat në luftojmë dhe për të cilat njerëzit na kanë votuar”, - tha mes të tjerash kryesocialisti. Në këto ditë festash, Rama apeloi dhe një herë se hapja e kutive është e domosdoshme, duke shigjetuar kryeministrin Berisha, se është ai njeriu që mban peng të vërtetën. “Kërkesa jonë për hapjen e kutive të 28 Qershorit është një kërkesë për demokracinë reale funksionale. Është një kërkesë për lirinë dhe të drejtën e votës dhe të zgjedhjeve të ndershme. Është një kërkesë, e cila bazohet në shqetësimin patriotik që Shqipëria të mos ketë më zgjedhje si ato të 28 Qershorit apo si ato të tjerat para tyre, por të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo vend aspirant për BE. Dua ta përsëris edhe këtu fjalën e protestuesit që më tha: “Ne duam të bëjmë autopsinë e zgjedhjeve të vdekura që zgjedhjet e ardhshme të mos vdesin nga e njëjta sëmundje”. Është Sali Berisha që i frikësohet kësaj autopsie. Ne kemi vendosur një afat, 10-ditor nga dita e mbylljes së protestës sonë të parë”, - tha ai. Kryetari i PS, Edi Rama, në ceremonitë e zhvilluara për 28 Nëntorin në Vlorë shoqërohej dhe nga deputetët këtij qarku, Fatmir Toçi dhe Eltar Deda.Ky lajm është publikuar: 29/11/2009