Blindohet gjykata Aldo Bare para gjykatës pas 13 vjetësh
Autori i Lajmit: Redaksia
I akuzuar për rreth 20 vrasje, krijim bandash të armatosura, trafik droge e dhunim varresh, Aldo Bare është përballur dje për herë të parë me gjykatën shqiptare pas 13 vjet kërkimesh. I cilësuar nga akuza si kreu i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare ka shkuar dje në gjykatë përmes tunelit që lidh burgun e sigurisë së lartë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë organi i gjyqësorit është blinduar nga forcat policore për shkak të rrezikshmërisë së të shumëkërkuarit. Gjatë komunikimit të masës, Alfred Shkurti nuk ka deklaruar asgjë përveç gjeneraliteteve.
Seanca
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca përmes të cilës i akuzuari si kapoja i Bandës së Lushnjës është njohur me të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. Ashtu si një ditë më parë kur u ekstradua, edhe dje masa e sigurisë ka qenë në nivelin maksimal. Ai është transportuar nga burgu 313 përmes tunelit që lidh këtë burg me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Mësohet se seanca ka zgjatur vetëm 15 minuta. Bares i është caktuar një avokat shteti, pasi vetë ai nuk kishte pranuar të mbrohej. Gjyqtari Klodian Kurushi e ka njohur Baren me numrin e madh të akuzave që rëndojnë mbi të duke filluar nga krijimi i organizatës kriminale, në më tepër se 20 vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale. Aldo Bare u arrestua nga policia turke në Ankara më 25 mars të vitit 2006 dhe në përfundim të procedurave u ekzekutua vendimi i ekstradimit për në Shqipëri. Aldo Bare apo Alfred Shkurti, aktualisht po gjykohej në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasje, vjedhje dhe trafik droge.
Akuzat
Për më se një dekadë Aldo Bare ka qenë në kërkim, por masat u aktivizuan në vitin 2006, kohë në të cilën Policia e Shtetit arriti të godiste me sukses anëtarët e bandës së tij kriminale, që jetonin e vepronin në Shqipëri. Prokuroria për Krimet e Rënda formuloi akuzën ndaj drejtuesit të kësaj organizate kriminale, Aldo Bare, për krijimin e organizatës kriminale, për më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale. Aldo Bare akuzohet gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Evropës Perëndimore, për të cilat bashkëpunohet me partnerët tanë perëndimorë. Arrestimi dhe ekstradimi i Aldo Bares përbën një sukses të padiskutueshëm të Policisë Shqiptare, i cili u arrit si rezultat i një pune inteligjente, edhe duke bashkëpunuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, nëpërmjet së cilës u finalizua identifikimi i plotë i këtij personi, i cili maskohej me emra të ndryshëm, nëpërmjet pasaportave të falsifikuara, me emrat fals Mikel Kodra, Artur Sallabanda etj. Ekstradimi dhe përballja e tij me drejtësinë shqiptare do të ndikojë pozitivisht për thellimin e hetimit të kësaj organizate kriminale.
Akuzat
Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen edhe:
- për vrasjen dhe dekapitimin (prerjen e kokës dhe shëtitjen në publik) të Artur Dajës në qytetin e Lushnjës
- vrasjen në qendër të qytetit të shtetasit shqipataro-maqedonas Xhevat Demiri
- të vrasjes për shkaqe të cilësive të veçanta, mbetur në tentativë të shefit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Sinan Meta
- për vendosjen e lëndës eksplozive me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës
- për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Kriminale, Klejdi Bano
- për vendosjen në vitin 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të Policisë së Rendit, Idriz Shuli
- për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut
- për vendosjen në mars të 2005 të eksplozivit në banesën e një punonjësi policie në rrugën “Don Bosko” në Tiranë
- për vendosjen e minës me telekomandë në makinën e ish-drejtorit të Policisë Kriminale, Xhavit Shala
- për vrasjen në vitin 2005 të biznesmenit Baki Taullau
- disa vepra të tjera penale, të cilat janë në hetim, për vrasjen e ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë, Bashkim Shkurti, për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë të qytetit Lushnjë, Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009