E Diel, 1 Nëntor 2026

Stresi, si e godet zemrën dhe sistemin imunitar

Autori i Lajmit: Redaksia
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si "lufta për luftë", reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.
Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Një ekspert anglez tha se do të ishte shumë interesante të shihej se si edhe gjumi shumë i shkurtër ka të njëjtin efekt. Studimet treguan se niveli i rritur i hormoneve të stresit, i krijuar nga pagjumësia ose gjumi i pjesshëm, shpjegon reduktimin e prodhimit të qelizave në trurin e të rriturve. Megjithatë, niveli i nervave nuk prishet edhe për një periudhë pagjumësie.

Ky lajm është publikuar: 27/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›