Papandreu kthen në shtëpi komunistin Markos Vafiadhis
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Athinë, 15 prill 1983 – Me kthimin e fundit të “gjeneralit” Markos Vafiadhis, Greqia është bërë vendi i fundit i Evropës Perëndimore që kthen faqen e trazirave të Luftës së Dytë Botërore dhe pasojave të saj të dhunshme. Duke përfituar nga një amnisti për të kaluar kufirin e shpallur nga vetë kryeministri grek, Andreas Papandreu, krishtlindjet e shkuara, ish-komandanti 77-vjeçar komunist gjatë luftës civile greke 1946-1949 është kthyer nga i ftohti i arratisë sovjetike. Dhëmbi i tij prej çeliku rus që shkëlqente në diellin pranveror të Athinës, Markosi, ashtu siç e thërrasin këtu, ende i pashëm, nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë kthim në atdhe dhe pranoi në të njëjtën kohë se nuk e kishte njohur vendin kur kishte mbërritur pas mungesës së tij 34-vjeçare. Me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë, ai mori urimet e para të mirëseardhjes nga shokët që prisnin mes trëndafilave dhe karafilave të kuq në dhomën e tij të hotelit për të rikujtuar luftën me një nga udhëheqësit modernë të luftës guerilje. I adhuruar nga trupat e tij dhe i respektuar kundër dëshirës së tyre si një udhëheqës takticien nga armiqtë e tij nacionalistë fitimtarë, Markosi tani vjen rrotull burrave dhe grave të brezit të tij, të cilët prej vitesh nuk mund të bënin më shumë sesa të ëndërronin që ai të kthehej sërish në atdhe. “Gjithë këto vite unë kam jetuar në Greqi me zemër”, - tha Vafiadhis për vitet e ekzilit në malet Urale ku punonte si një orëndreqës, - “por unë kam shpresuar gjithmonë se kushtet do të më lejonin të kthehesha sërish”. “Markosi ishte një figurë shumë e madhe e komunizmit grek”, - tha Evangjelos Averof, një ish-ministër Mbrojtjeje dhe i Jashtëm gjatë intervistës me Vafiadhisin. Tani ai është drejtuesi i opozitës konservatore të Demokracisë së Re dhe historian i luftës civile greke. Por kur iu shtrua pyetja se a do ti takonte komunistët, Averofi u përgjigj: “Unë do të isha i interesuar ta shikoja këtë ngjarje si një historian, por kjo do të më dëmtonte politikisht”. Markosi nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur gabimet komuniste, duke zgjedhur luftën civile. Ai tha se komunistët, të cilët në fund të Luftës së Dytë Botërore kontrollonin të gjithë Greqinë përveç Athinës, falë luftës së tyre kundër pushtimit gjerman, duhet të kishin marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 1946. “Atje dhe në atë kohë lufta ishte e humbur, - tha ai, - dhe ndoshta 50 mijë grekë mbetën të vrarë nga luftimet”. Vafiadhis ishte dakord me propozimin se ndihma ushtarake dhe ekonomike amerikane për nacionalistët grekë, që nisi nga viti 1947 vulosi fatin e komunistëve. Tre vjet më herët, Josif Stalini kishte pranuar ofertën e Uinston Çërçillit që Perëndimi të kishte 90 për qind të ndikimit të tij në Greqi në këmbim të zotërimit të sferës sovjetike në Bullgari dhe Rumani. Markosi nuk bëri asnjë koment mbi debatin me udhëheqësin e Partisë Komuniste Greke, Nikos Zahariadhis, i cili e detyroi atë që të braktiste taktikat e suksesshme guerile (sulmo dhe largohu) për të përdorur luftën tradicionale që solli dhe humbjet e njëpasnjëshme çka shkaktuan dhe largimin e Vafiadhisit nga komanda. Ushtria komuniste ra përfundimisht në vitin 1949, pasi marshalli Tito i Jugosllavisë u prish me Moskën dhe mbylli përfundimisht kufijtë e vendit të tij për komunistët grekë, të cilët mbështeteshin në Jugosllavi, Shqipëri dhe Bullgari. Markosi e rikujtoi me hidhërim “se vendimi më i vështirë ishte largimi nga Greqia i nëpërkëmbur dhe i akuzuar se ishte agjent i shërbimit sekret anglez dhe Titos”, i cili atëherë ishte djalli i mishëruar në sytë e Stalinit. “Si një revolucionar, - tha njëherë e një kohe ish-punëtori i duhanit, - kjo ishte një torturë e madhe”. I përjashtuar nga partia dhe i mbajtur në arrest shtëpie në kryeqytetin shqiptar, Tiranë në dimrin e vitit 1949, Vafiadhis u kërkoi ndihmë sovjetikëve, të cilët e transferuan atë në Moskë pas tre muajsh. Pas vdekjes së Stalinit më 1953, Markosi dhe disa shokë të nëpërkëmbur u rehabilituan në Kongresin VI të Partisë Komuniste Greke, i cili përjashtoi Zahariadhisin. Që prej atëherë, Markosi ka ëndërruar për tu kthyer në Greqi, por “pa imagjinuar asnjëherë” pendesën e thellë që ndjenë qeveritë centriste dhe të djathta greke për të dhe 75 mijë komunistët dhe majtistët grekë të cilët u larguan nga vendi në vitin 1949 për shkak të frikës së raprezaljes. Vafiadhis llogariti që rreth 25 mijë grekë, përfshirë shumë fëmijë të të arratisurve të parë, ndodhen ende në bllokun sovjetik, kryesisht në qytetin aziatik qendror sovjetik të Tashkentit, ku një komunitet grek në arrati ka ruajtur kulturën dhe traditat greke. “Shumë prej këtyre grekëve që ndodhen atje do të dëshironin të ktheheshin, - tha ai, - por po të konvertosh paratë e tyre në valutën vendase, ato nuk mjaftojnë për të jetuar në Greqi dhe autoritetet greke nuk kanë rëndë dakord që të paguajnë pensionet e tyre”. Markos u rikthye në Greqi në 25 mars, përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane më 1821, por ai këmbënguli se data ishte thjesht një koincidencë e pastër, dhe se vetëm në këtë datë autoritetet arritën të kopsitnin dokumentet. Liderët e dy partive komuniste greke, organizatës promoskovite dhe një grupi më të vogël eurokomunist, organizuan veprimtari të ndryshme për të shënuar kthimin e Vafiadhis. Ky i fundit u shpreh se do ti pëlqente që ti sheshonte mosmarrëveshjet mes tyre. Papandreu që siguroi amnistinë, është konsultuar si me burrat e shtetit, ashtu edhe me ekspertë të politikës praktike. Rikthimi i të arratisurve, veçanërisht i figurave kryesore si Markos Vafiadhis, ka të ngjarë që të acarojë më tej grindjen mes dy organizatave komuniste rivale. I impresionuar nga përmasat e bollëkut në Athinë, nga makinat dhe standardi i përgjithshëm i jetesës, i “paarritshëm” në ditët para se ai të arratisej, Markosi megjithatë u gëzua më shumë se “dëgjoi tingullin e gjuhës greke”. Kur gazetarët i kujtuan se Odisea, heroi grek i antikitetit kishte pasur të njëjtin rikthim në atdhe pas një arratie të gjatë, Markosi buzëqeshi dhe tha: “Po është e vërtetë, por atij iu deshën të kthehej vetëm 20 vjet, jo 40 sa mu deshën mua”.
Ky lajm është publikuar: 28/11/2009